Donald Tusk e nis sot nga Tirana turin rajonal që deri të premten do ta çojë në Podgoricë, Beograd, Prishtinë, Sarajevë e Shkup. Presidenti i Këshillit Evropian do të vijë me mesazhin se “Bashkimi Evropian është dhe mbetet partneri më i besueshëm i gjithë rajonit” e se “Samiti i Sofjes do të konfirmojë perspektivën evropiane të Ballkanit”. Ky samit mes BE-së e Ballkanit Perëndimor zhvillohet më 17 Maj në kryeqytetin e Bullgarisë, vend që ka presidencën e rradhës së Unionit.