Aktualitet

Drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, dy të arrestuar në Sarandë!

Policia e Qarkullimit Rrugor të Sarandës vuri në pranga dy persona, drejtonin automjetet në gjendje të dehur. Në pranga ra një shtetas 40 vjeçar, pasi u konstatua në rrugën “Skënderbeu”, nën efektin e alkoolit në timon. Ndërkohë, në rrugën “Gjergj Arianiti” u arrestua një 42 vjeçar për të njëjtën vepër penale.

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor Sarandë, në vijim të monitorimeve dhe kontrolleve të pandërprera, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Xh. M., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet në rrugën “Skënderbeu”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

A.M., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet në rrugën “Gjergj Arianiti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.