Aktualitet

Sarandë, 51-vjeçari plagoset me thikë në mushkëri!

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Sarandë, ku një 51-vjeçar mbeti i plagosur me thikë dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 04:00 të mëngjesit në urgjencën e Spitalit të Sarandës u paraqit i plagosur A.Ç. 51 vjeç. Ai kishte marrë një goditje me thikë në mushkërinë e majtë, duke pësuar dëmtime serioze.

Mjekët e Spitalit të Sarandës i dhanë ndihmën e parë të specializuar, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u vendos transferimi i tij i menjëhershëm me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të avancuar.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorit dhe dokumentimin e shkaqeve që çuan në plagosjen e 51-vjeçarit.