Finalizohet operacioni policor i koduar “Administratori” në qytetin e Sarandës, ku në flagrancë u arrestua një 37-vjeçar, i dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Në pranga ra shtetasi me inicialet A.H., i cili administronte lokalin në lagjen nr.4 ku dyshohej se kryhej aktiviteti i paligjshëm.
Gjatë kontrolleve, policia i sekuestroi një pistoletë me një krehër me 7 fishekë, si dhe një sasi kokaine, e dyshuar për shitje.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Administratori”. Posedonte armë zjarri pistoletë dhe dyshohet se shiste lëndë narkotike Kokainë në lokalin që administronte, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë dhe një sasi Kokaine.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në ambiente dhe subjekte të ndryshme në qytetin e Sarandës, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, gjatë operacionit policor të koduar “Administratori”, u goditën një rast i armëmbajtjes pa leje dhe një rast i shitjes së lëndëve narkotike.
Për këto veprimtari kriminale u arrestua në flagrancë shtetasi A.H., 37 vjeç, banues në Sarandë.
Gjatë kontrollit në lokalin që administrohej nga ky shtetas, në lagjen nr. 4, Sarandë, si dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, si dhe një sasi lënde narkotike Kokainë, e cila dyshohet se posedohej me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.