Bota

Droga nga Peruja në Itali, arrestohen dy banda shqiptaro-italiane

Policia italiane ndërmori në orët e para të mëngjesit një operacion antidrogë midis provincave të Bolonjës dhe Reggio Emilias. Në aksion u angazhuan rreth 100 karabinierë. Mediat italiane flasin për 12 të arrestuar ndërsa 15 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në qendër të hetimeve janë dy grupe italo-shqiptare që veprojnë në trafikimin e sasive të mëdha të drogës nga Peruja, në Itali dhe Spanjë.