Bota Botë e Çuditshme

Pas një konflikti familjar, 48-vjeçari vdes nga pesha e kunatit obez!

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë në Sferracavalo, një fshat bregdetar në periferi të Palermis, gjatë një kulmi të një sherri familjar. Sipas hetimeve fillestare, Giacomo Margarini u shtyp nga pesha e kunatit të tij, i cili ra sipër tij gjatë debatit. Ndihma e shpejtë iu përgjigj menjëherë telefonatës dhe me të mbërritur në vendin e ngjarjes kuptuan se 48-vjeçari kishte brinjë të shtypura. Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se, ky është fokusi aktual i hetimit.

Margarini ishte shfaqur në shtëpinë e motrës së tij, e cila ndodhej në një rrugicë anësore pranë Via Sferracavallo, në një kompleks banimi. Pak pas orës 13:30, një grindje me kunatin e tij thuhet se u përshkallëzua në një përleshje fizike. Trupi i tij u gjet i pajetë në tokë pranë portës hyrëse të shtëpisë nga personeli i urgjencës që mbërriti me një ambulancë.

Një forcë policie, përfshirë karabinierët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. 48-vjeçari lë pas një djalë. Kunati u gjet nga karabinierët në gjendje shoku. Deri më tani nuk janë ngritur akuza kundër tij. Mjeku ligjor do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes: nëse shtypja shkaktoi lëndimet fatale, apo nëse viktima pësoi një sëmundje të papritur gjatë përleshjes.