Aktualitet

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër!

Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë bërë prindër të një djali të pagëzuar me emrin Aleksandër. Sipas informacioneve vogëlushi ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30.

Princ Leka dhe Blerta Celibashi e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë. Çifti u martua në një ceremoni private në mars të këtij viti.

Historia e tyre e dashurisë nisi pak kohë pas ndarjes së Princ Lekës nga bashkëshortja, aktorja Elia Zaharia. Martesa mes tyre u zgjidh zyrtarisht nga Gjykata e Tiranës më 25 prill të 2024, pas konflikteve të vazhdueshme dhe ndërprerjes së bashkëjetesës.

Ndarja e çiftit u shoqërua me një përplasje të fortë familjare që u bë publike në media, ku u raportuan edhe incidente mes Princ Lekës dhe familjarëve të ish-bashkëshortes. Çifti ka një vajzë, princeshën Geraldinë, e lindur në vitin 2020.