Showbiz

Dua Lipa në përgatitje për të lançuar albumin e ri muzikor

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa ditët e fundit ka bërë ndryshme rrënjësore në mënyrën se si po promovon veten e saj në prag të lançimit të albumit më të ri.

Fillimisht ajo u bë bjonde dhe me anë të një fotoje të postuar në rrjetin social Instagram dhe më pas shtoi dyshimet me postimin e dy fotove krejtësisht të zeza.

Të gjithë ata që e dinë e kuptojnë se qëllimi i këtyre fotove disi misterioze përkojnë me faktin se Dua shumë shpejt do të vijë me prurje të reja muzikore.

Jo më kot ajo u shpreh se një epokë e re po nis për të. Së fundmi 23-vjeçarja ka fshirë edhe të gjitha fotot në Instagram madje edhe atë të profilit e ka zhdukur.

Kjo do të thotë vetëm një gjë…bëhuni gati për hite të reja nga Dua Lipa.