Bota

Dukesha e Kembrixhit, në pritje të fëmijës së tretë

Britania po bëhet gati të presë beben mbretërore. Kate Middleton dhe bashkëshorti i saj, Princi William hynë sot në Spitalin St.Mary’s (Sent Meri’s) të Londrës. Ata do të bëhen prindër për herë të tretë, ndërsa për 5-vjeçarin George (Xhorxh) dhe Charlotte-n (Sharlotën), 3-vjeçe po vjen një motër ose vëlla. Për shkak se çifti preferoi ta mbajë sekret, i madh është kurioziteti rreth gjinisë së fëmijës. Bota do ta mësojë lajmin e lindjes, vetëm pasi të informohet Mbretëresha Elizabetë e familja mbretërore.