Koreja e Veriut dhe e Jugut vendosën për herë të parë një linjë të drejtpërdrejtë telefonike mes udhëheqësve të të dyja vendeve. Kim Jong-un dhe Moon Jae-in priten të takohen më vonë gjatë këtij muaji, për samitin e parë ndërkorean në më shumë se një dekadë. Zyrtarë nga të dyja palët realizuan një telefonatë të parë prove, që rezultoi e suksesshme.