Aktorja e “Pretty Little Liar”, Troian Bellisario dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur Patrick J. Adams kanë mirëpritur në muajin maj fëmijën e tyre të dytë dhe fansat këtë gjë e kanë mësuar vetëm para pak orësh. Vogëlushja ka ardhur në jetë e shëndetshme dhe dyshja e kanë pagëzuar me emrin Elliot Rowena Adams.
Bellisario postoi një foto bardhë e zi në Instagram me të porsalindurën në duar teksa shkroi:
Elliot Rowena Adams u bashkua me ne më 15 maj. Një erë krejt e re për këtë familje. Mirësevjen, dashuria ime.
https://www.instagram.com/p/CPtDsN0NnEe/
Rikujtojmë se Bellisario dhe ish-ylli i “Suits” janë prindër edhe të një vajze 2-vjeçare, Aurora. Të dy shtatzënitë e aktores u mbajtën të fshehta, edhe pse shtatzënia e parë e Bellisaro u zbulua kur ajo u pa me barkun e rrumbullakosur ndërsa ishte me pushime në Greqi. Kujtojmë se çifti u kurorëzua në dhjetor 2016 në Kaliforni pas tetë vitesh lidhje.