4 ditë nga dasma e Princit Herri me Meghan Markle , duket se babai i nuses nuk do ta shoqërojë atë drejt altarit. Thomas Markle iu tha gazetarëve se vendosi të mos marrë pjesë në ceremoninë e 19 Majit. Vendimi lidhet me skandalin e fundit se ai ka paguar paparacë për ta ndjekur hap pas hapi në përgatitjet për të qenë pjesë e dasmës.