Aktualitet

E diel 18 maj, ja si do të jetë moti sot!

Ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti vijon kryesisht me kthjellime, si dhe me alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare.

Në zonën e veriperëndimit dhe në relievet malore në lindje priten vranësira hera-herës deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu të herëpashershme, të dobëta e lokale.

Era fryn me drejtim jugperëndim-veriperëndim e me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s. Në lugina dhe në bregdet, era fiton shpejtësi deri në 10 m/s. Deti, valëzimi 1 deri 2 ballë.