Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, temperatura deri në 36 gradë Celsius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës, ndërsa në male ka vranësira mesatare e lokalisht të dendura kalimtare, në mesditë dhe pasdite.

Nga mesdita e deri pasdite, përgjatë relieveve malore në lindje bien reshje shiu lokale dhe afatshkurtra, me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra nuk mungojnë shtrëngata të izoluara.

Era fryn e lehtë e me drejtim kryesor nga kuadrati perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat variojnë 17-36 gradë Celsius.