Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësira të pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe në të pasdites, në relievet malore në lindje.
Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë. Temperaturat variojnë 13-37 gradë Celsius.