Kategoria Superiore luan sot aktin final të sezonit të rregullt dhe si rrallëherë në lojë është gjithçka, duke filluar nga vendi i parë, për të shkuar tek i fundit. Në orën 15:30 luhen paralelisht të 5 sfidat e këtij kampionati që do të përcaktojnë jo vetëm renditjen në “Final Four”, por edhe luftën për mbijetesë.
Në vëmendje janë sidomos dy sfida të cilat do të jenë “finale të mirëfillta”. Ajo për vendin e katërt dhe pjesëmarrjen në “Final Four” luhet në stadiumin “Arena e Demave” mes Partizanit që ndjek Elbasanin. Ndërsa në Korçë luhet sfida tjetër direkte për mbijetesën, mes Skënderbeut dhe Bylisit.
LEXO EDHE: Lajme të mira për Gjimshitin, bëhet gati në kohë për ‘derbin shqiptar’ në Serinë A
Jo pa rëndësi janë ndeshjet e tjera, pasi Egnatia-Teuta është përcaktuese për vendin e parë dhe një çek prej 100 milionë lekësh që garanton ai. Ndërkohë, Vllaznia-Laçi dhe Dinamo-Tirana janë të dyja përcaktuese për renditjen dhe “bonusin” e gjysëmfinales në “Final Four”, por edhe për luftën për mbijetesë me dy skuadrat udhëtuese të dënuara për të marrë fitore.
JAVA 36 / Ora 15:30
Partizani-Elbasani
Skënderbeu-Bylis
Egnatia-Teuta
Vllaznia-Laçi
Dinamo-Tirana
Renditja: