Stili dallues kinematografik i Wes Anderson ka tërhequr aktorë të shquar të Hollywoodit si Bill Murray, Angelica Huston, Scarlett Johansson, Tom Hanks, Owen Wilson, Ben Stiller, Benedict Cumberbatch, Margot Robbie, Tilda Swinton dhe shumë të tjerë. Megjithatë, regjisori ka zbuluar se ka një aktore që ai ende nuk e ka sjellë në botën e tij dhe ajo është Jodie Foster. Duke folur për Collider, kur u pyet nëse kishte ndonjë person me të cilin nuk kishte punuar ende dhe që do të donte, Anderson u përgjigj: “Kam pasur kaq shumë filma ku jam përpjekur ta zgjedh Jodie Foster-in”.
Regjisori pranoi se i ishte lutur fitueses së çmimit Oscar të luante në çdo film, duke shtuar: “Mendoj se e bëra për tre filma radhazi, ndoshta katër”. Anderson tha se e ka takuar Foster dhe mendon se ajo është e shkëlqyer, duke theksuar veçanërisht debutimin e saj regjisorial, “Little Man Tate”. Në atë film, Foster luan Dede Tate, nënën e Fred 7-vjeçar, një fëmijë i talentuar.
Ajo ka këtë shkëlqim të vërtetë, një lloj lehtësie. Është thjesht një lloj personazhi i ndryshëm. Ndonjëherë njerëzit thjesht kanë një ide të qartë për llojin e punës që duan të bëjnë në një pikë të caktuar të jetës së tyre dhe ne nuk përshtateshim. Jodie Foster është vërtet e pabesueshme.
Personat e lindur nga viti 1997 deri në 2010 konsiderohen pjesë e një brezi të vetëm, Gen Z. Aktorja Jodie Foster në një intervistë për the Guardian thotë se të punosh me Gen-Z nuk është më e mira.
Janë vërtet irritues, sidomos në punë. Ah, të rinjtë e sotëm. Ata thonë gjëra të tilla si “Nuk ndihem mirë sot, do të vij pak vonë, në orën 10.30”. Ose dërgojnë emaile plot me gabime, ua vë në dukje, i pyes nëse nuk e kanë rilexuar. Dhe ata thonë: “Pse duhet? Koha është kaq kufizuese.