Health & Beauty

E keni pyetur ndonjëherë veten se përse ftohja përkeqësohet gjatë natës?

Simptomat e ftohjes, si rrjedhja e hundës dhe kolla, përgjithësisht priren të jenë të lehta. Por, pse të njëjtat simptoma të ftohjes duken edhe më të rënda kur përpiqeni të flini? “Shumica e njerëzve përjetojnë përkeqësim të simptomave të ftohjes gjatë natës”-thotë John W. Seibert, MD, otolaringolog në Qendrën Vanderbilt Bill Wilkerson për Otolaringologjinë dhe Shkencat e Komunikimit. Ka disa arsye pse ndodh kjo, sipas ekspertëve. Ritmi juaj cirkadian mund të ndikojë në simptomat tuaja. Ritmi juaj cirkadian është ora e brendshme 24-orëshe e trupit tuaj. Ai rregullon shumë funksione trupore, duke përfshirë ciklin tuaj gjumë-zgjim.

Ndërsa sistemi juaj imunitar është tashmë hiperaktiv kur keni një sëmundje, duke përfshirë ftohjen e zakonshme, ritmi juaj cirkadian mund të bëjë që ai të rritet edhe më shumë gjatë natës, tha Seibert. Kjo shkakton inflamacion në trup, gjë që mund t’i përkeqësojë simptomat tuaja. Kortizoli është një hormon që trupi e prodhon si përgjigje ndaj stresit, por gjithashtu ndihmon në rregullimin e funksionit imunitar dhe inflamacionin në trup. Nivelet e kortizolit priren të rriten natyrshëm në mëngjes, gjë që mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe simptomave të ftohjes së bashku me të, shpjegoi Seibert. “Por nivelet e kortizolit bien gjatë natës, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni më keq”, theksoi eksperti.

Kolla e thatë është një shqetësim i zakonshëm gjatë dimrit, si dhe gjatë periudhave të tjera të vitit, dhe mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm si ftohja, alergjitë, ajri i thatë në ambientet e brendshme ose pluhuri. Për të lehtësuar simptomat e kollës së thatë dhe për të qetësuar fytin, mund të përdorni një shurup natyral që mund ta përgatisni në kushte shtëpie, duke përfshirë dy përbërës natyralë të fuqishëm: xhinxherin dhe nenexhikun. Xhinxheri është i njohur për vetitë e tij antiinflamatore dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të fytit dhe në nxjerrjen e mukusit kur është i pranishëm. Ndërkohë, nenexhiku është i efektshëm për qetësimin e kollës dhe relaksimin e rrugëve të frymëmarrjes. Kombinimi i këtyre dy përbërësve krijon një shurup natyral dhe shumë efikas për kollën.