Kolla e thatë është një shqetësim i zakonshëm gjatë dimrit, si dhe gjatë periudhave të tjera të vitit, dhe mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm si ftohja, alergjitë, ajri i thatë në ambientet e brendshme ose pluhuri.
Për të lehtësuar simptomat e kollës së thatë dhe për të qetësuar fytin, mund të përdorni një shurup natyral që mund ta përgatisni në kushte shtëpie, duke përfshirë dy përbërës natyralë të fuqishëm: xhinxherin dhe nenexhikun.
Xhinxheri është i njohur për vetitë e tij antiinflamatore dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të fytit dhe në nxjerrjen e mukusit kur është i pranishëm. Ndërkohë, nenexhiku është i efektshëm për qetësimin e kollës dhe relaksimin e rrugëve të frymëmarrjes. Kombinimi i këtyre dy përbërësve krijon një shurup natyral dhe shumë efikas për kollën.
Përgatitja
Për të përgatitur këtë shurup, do t’ju duhen:
– 3 lugë xhinxher të grirë
– 1 lugë nenexhik të thatë
Udhëzimet
1. Grini ose prisni xhinxherin dhe bashkojeni me nenexhikun e thatë.
2. Shtoni përzierjen në një enë me ujë dhe lëreni të vlojë.
3. Sapo të marrë një valë, ulni nxehtësinë dhe lëreni të zieje për disa minuta derisa gjysma e lëngut të avullojë.
4. Kullojeni përzierjen dhe lëreni të ftohet pak.
5. Kur temperatura të jetë e pranueshme, shtoni mjaltin dhe përzieni mirë që të tretet plotësisht.
Më pas, mund ta ruani këtë shurup në një kavanoz të mbuluar dhe ta mbani në frigorifer. Merrni nga 1 lugë çdo disa orë për të lehtësuar kollën dhe për të qetësuar fytin.
Përpara se të përdorni këtë shurup, është e rekomanduar të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj, veçanërisht nëse keni ndonjë shqetësim shëndetësor apo jeni të ndjeshëm ndaj ndonjë prej përbërësve.
Ky ilaç natyral mund të ofrojë ndihmë të shpejtë dhe të efektshme kundër kollës së thatë, duke ju ndihmuar të kaloni më lehtë këtë periudhë të vështirë dimri.