Rikthehet Ebola në Afrikë. Virusi po konstatohet gjerësisht në Kongo duke rritur shqetësimet mbi pamundësinë për ta vënë nën kontroll. Deri tani, në vendin afrikan raportohen 23 viktima e 42 të infektuar nga Ebola. Organizata Botërore e Shëndetësisë dërgoi më shumë se 4 mijë doza të një vaksine eksperimentale, si dhe pritet një tjetër dërgesë. Ndonëse e paliçensuar, kjo lloj vaksine rezultoi efikase në disa raste kur Ebola shpërtheu në Afrikën Perëndimore, disa vjet më parë.