Këngëtari britanik i cili u rendit i pari nga “Forbes” si artisti me të ardhurat më të mëdha për vitin 2018, vazhdon të akuzohet për plagjiaturë.
Ed Sheeran duket se nuk do t’ja hedhë paq akuzave të tekstshkruesit Ed Townsend Jr i cili pretendon se hiti “Thinking Out Loud” është kopje e “Let’s Get It On”, projekt i vitit 1973 të këngëtarit të ndjerë Marvin Gaya.
Përfaqësuesit e Sheeran i kanë kërkuar tekstshkruesit që të hedhë poshtë këto akuza por ky i fundit është i bindur se ka mjaftueshëm prova që britaniku të shpallet fajtor.
Pas një analize të hollësishme ku krahasohen dy këngët paralelisht, Ed Townsend ka arritur në përfundimin se “Thinking Out Loud” dhe “Let’s Get It On” kanë harmoni të njejtë po ashtu melodinë dhe notat e poshtme identike.