Gossip Showbiz

“Ishte dita më e keqe e jetës” Ed Sheeran rrëfen momentin kur mësoi se gruaja e tij kishte kancer!

Këngëtari britanik Ed Sheeran ka ndarë një nga momentet më të vështira të jetës së tij, duke kujtuar ditën kur mësoi se gruaja e tij, Cherry Seaborn, ishte diagnostikuar me kancer.

Sipas artistit, mjekët zbuluan një tumor në krahun e Cherry-t në shkurt të vitit 2022, në një moment tepër të ndjeshëm, pasi ajo ishte gjashtë muajshe shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë, vajzën Jupiter.

Në të njëjtën periudhë, Sheeran po përballej edhe me probleme të tjera të mëdha personale.

Brenda të njëjtës javë ai humbi dy miq të ngushtë dhe ishte i përfshirë në një proces gjyqësor për këngën e tij të famshme Shape of You, ku ishte akuzuar për plagjiaturë, një çështje që më vonë e fitoi.

Dita kur Cherry më telefonoi dhe më tha se kishte kancer ishte ndoshta një nga ditët më të këqija të jetës sime

-rrëfeu ai në podkastin “Friends Keep Secrets”.

Pas lindjes së vajzës së tyre, Cherry iu nënshtrua një operacioni për të hequr tumorin. Fatmirësisht, gjithçka përfundoi mirë dhe ajo tashmë është jashtë rrezikut.

Sheeran tregoi se fillimisht mjekët i kishin dhënë lajmin në mënyrë shumë alarmante, duke e bërë çiftin të kalonte një muaj të tërë në ankth duke pritur rezultatet e plota të analizave.

Megjithatë, pas një sërë testesh të mëtejshme, u konfirmua se gjendja ishte më pak serioze nga sa ishte menduar fillimisht dhe operacioni mund të kryhej pas lindjes së fëmijës.

Sot, këngëtari thotë se gruaja e tij është plotësisht mirë, ndërsa kjo periudhë e vështirë mbetet një nga sprovat më të mëdha që familja e tyre ka kaluar.