Showbiz

Edhe kapiteni Jack Sparrow viziton fëmijët e sëmurë

Ai nuk do të jetë më pjesë e “Piratët e Karaibeve” së sëritë e reja pasi produksioni e ka përjashtuar përfundimisht.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar Johnny Depp të hyjë sërish në karakter për të argëtuar fëmijët e sëmurë në spitalin dhe qendrën e kërkimeve të institutit “Curie” në Paris.

55-vjeçari ka argëtuar të vegjlit duke i treguar të gjitha aventurat e kapitenit Jack Sparrow përgjatë 5 serive të këtij filmi. Vitin që vjen Disney do të nisë xhirimet për një pjesë të re dhe të gjithë janë të irrituar që aktori i famshëm dhe Jack Sparrow nuk do të jenë më pjesë e saj.