Celebrities Gossip Showbiz

Cara Delevingne flet pa filtra për Amber Heard? Ishin në një lidhje pas divorcit me Johnny Depp?

Modelja dhe aktorja Cara Delevingne ka vendosur t’u japë fund spekulimeve që e kanë shoqëruar prej vitesh, duke folur hapur për marrëdhënien e saj me Amber Heard pas divorcit të aktores nga Johnny Depp.

Në një intervistë në podcast, Delevingne zbuloi se ajo dhe Heard kanë qenë shumë të afërta për një periudhë të gjatë dhe se lidhja e tyre u kthye në një romancë pasi martesa e Amber me Depp kishte përfunduar.

Megjithatë, ajo sqaroi se gjatë xhirimeve të filmit “London Fields” nuk kishte asgjë romantike mes tyre.

Në atë periudhë nuk kishte asgjë mes nesh. Marrëdhënia jonë ndryshoi vetëm më vonë, pasi Amber u divorcua

-shpjegoi Delevingne.

Aktorja foli edhe për jetën sentimentale të Heard në atë kohë, duke theksuar se ajo kishte edhe marrëdhënie të tjera, përfshirë me miliarderin Elon Musk.

Përveç rrëfimit për Amber Heard, Cara ndau edhe përvojat e saj me presionin që ka përjetuar në industrinë e argëtimit. Ajo kujtoi komentet dhe presionin që, sipas saj, kishte marrë nga ish-producenti Harvey Weinstein lidhur me seksualitetin dhe imazhin e saj publik.

Delevingne tregoi se e kishte kuptuar orientimin e saj seksual që në moshë të re, por pranoi se rruga drejt pranimit të vetes nuk ka qenë e lehtë.

Sot, ajo thotë se ndihet krenare për identitetin e saj dhe beson se njerëzit duhet të jetojnë lirshëm, pa frikën e paragjykimeve.

Me këtë rrëfim, Cara Delevingne ka hedhur dritë mbi një nga periudhat më të komentuara të jetës së saj private, duke konfirmuar për herë të parë publikisht se romanca me Amber Heard nisi vetëm pas divorcit të aktores nga Johnny Depp.