Celebrities Gossip Showbiz

Fansat mbetën pa fjalë! Johnny Depp shfaqet i transformuar dhe mezi njihet në daljen e fundit publike?

Johnny Depp ka tërhequr vëmendjen në edicionin e këtij viti të San Diego Comic-Con, ku u shfaq me një pamje krejtësisht ndryshe, aq sa shumë prej fansave e patën të vështirë ta njihnin.

Aktori 63-vjeçar u prezantua i transformuar në Ebenezer Scrooge, personazhin legjendar të veprës “A Christmas Carol” të Charles Dickens, për promovimin e filmit të ri “Ebenezer: A Christmas Carol”.

I veshur me kostum tipik të epokës viktoriane, me një pallto të gjatë blu, cilindër të zi, paruke gri dhe bastun në dorë, Depp solli në jetë personazhin në çdo detaj, duke qëndruar gjatë gjithë kohës brenda rolit.

Promovimi u zhvillua në lagjen historike Gaslamp të San Diegos, ku ishte ndërtuar një ambient që imitonte një rrugicë dimërore me borë artificiale. Qindra admirues u mblodhën për të parë nga afër aktorin, i cili u shfaq i shoqëruar nga një kor që interpretonte këngë festive.

Besnik karakterit të Scrooge, Depp nuk doli për asnjë moment nga roli. Kur një prej të pranishmëve e përshëndeti me fjalët: “Mirëdita, zoti Scrooge”, ai iu përgjigj me humor në frymën e personazhit: “Çfarë ka të mirë këtu?”.

Në një tjetër moment, aktori pyeti me ironi pse ishte mbledhur aq shumë turmë përpara dyqanit, duke shkaktuar të qeshura mes publikut. Para se të largohej, ai mbylli performancën duke thirrur frazën ikonike të Scrooge: “Humbug!”.

Depp vijoi interpretimin edhe gjatë panelit “Directors on Directing”, organizuar nga Collider në kuadër të Comic-Con, ku u shfaq me një qiri në dorë, duke ruajtur mënyrën karakteristike të ecjes dhe sjelljes së personazhit.

Filmi “Ebenezer: A Christmas Carol”, me regji të Ti West, konsiderohet rikthimi i Johnny Depp në një produksion të madh hollivudian pas procesit gjyqësor shumë të komentuar me ish-bashkëshorten Amber Heard.

Në vitet e fundit, aktori është angazhuar kryesisht në projekte ndërkombëtare si “Minamata” dhe “Jeanne du Barry”, ndërsa ka provuar veten edhe si regjisor me filmin e pavarur “Modì, Three Days on the Wing of Madness”.

Në kastin e filmit bëjnë pjesë gjithashtu Andrea Riseborough, Ian McKellen, Rupert Grint dhe Daisy Ridley. Premiera në kinema është planifikuar për 13 nëntor.