Edhe nëse përdorni versionin falas të ChatGPT, OpenAI tani ka shtuar mundësinë e bisedave grupore për të gjithë përdoruesit. Me këtë opsion, deri në 20 persona mund të bashkëpunojnë në të njëjtin chat; miq, familje apo koleg për të planifikuar udhëtime, përgatitur dokumente, diskutuar ide, apo marrë vendime së bashku. Çdo përdorues ka privatësinë e tij; caktimet dhe “memoria” e chat-it janë të pavarura për individët.
Për të krijuar një grup, mjafton të shtypni ikonën me figura njerëzish dhe të ftoni pjesëmarrësit qoftë direkt, qoftë me link. Ata që pranojnë ftohjen do të ndërtojnë një bisedë të re bashkë. OpenAI thotë se ChatGPT di kur të flasë dhe kur të qëndrojë mënjanë në grup: përdoruesit mund të “etiketojnë” ChatGPT-në që t’u përgjigjet dhe ai mund të reagojë me emoji ose të referohet në profilet e pjesëmarrësve.
Google ka hapur papritur aksesin tek modeli i tij i ri kryesor, Gemini 3 Pro, duke surprizuar përdoruesit dhe entuziastët e teknologjisë. Lajmi kryesor që tërheq vëmendjen është se ky model është plotësisht falas, një lëvizje e papritur nga kompania, duke e bërë atë të disponueshëm menjëherë për këdo që dëshiron ta provojë. Ky është një version paraprak, që do të thotë se përdoruesit mund të përjetojnë funksionalitetet bazë dhe të testojnë aftësitë e tij, por për një përdorim më të avancuar mund të kërkohen licenca të ardhshme.
Versioni falas është i disponueshëm vetëm nëse pranoni që Google të përdorë bisedat dhe ndërveprimet tuaja për trajnimin e inteligjencës artificiale. Ky proces ndihmon kompaninë të përmirësojë modelet e saj dhe të zhvillojë algoritme më të avancuara për përdorim në të ardhmen. Me Gemini 3 Pro, Google synon të konkurrojë më fuqishëm me modelet më të njohura të AI-së, duke përfshirë edhe ChatGPT dhe modele të tjera gjenerative, duke ofruar një alternativë të fuqishme dhe të lirë për përdoruesit.