OpenAI ka firmosur një kontratë 38 miliardë dollarëshe me Amazon për të hyrë në infrastrukturën e saj të depos virtuale duke vijuar maratonën e bashkëpunimeve në këtë aspekt. Në vitin 2025, kompania e ChatGPT ka firmosur marrëveshje me vlerë mbi 1 trilionë dollarë me Oracle, Broadcom, AMD dhe Nvidia. Kontrata e fundit pakëson mbështetjen e saj te Microsoft. Në këtë pakt 7-vjeçar, OpenAI do të mund të përdorë procesorët grafikë të Nvidia për trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale.
Marrëveshja pason një ristrukturim të OpenAI gjatë javës së shkuar ku ndryshoi statusin si organizatë jo-fitimprurëse dhe marrëdhënien me Microsoft për t’i dhënë kompanisë më shumë liri financiare dhe operative. “Fronti në rritje i IA kërkon fuqi të madhe dhe të besueshme kompjuterike”, tha Sam Altman. “Bashkëpunimi ynë me AWS (Amazon Web Services) forcon ekosistemin e gjerë kompjuterik që do të vërë në funksion këtë epokë të ardhshme dhe do ta sjellë IA e përparuar pranë kujtdo.”
Marrëveshja pasqyron kërkesën në rritje për fuqi kompjuterike si shkak i rritjes së interesit ndaj IA, si dhe nxitimin e OpenAI për të siguruar gjithçka ka nevojë. Megjithatë kompania nuk ka marrë mjaftueshëm të ardhurash, ndonëse shpenzon shumë për të qenë e para në IA. Rezultatet e javës së shkuar treguan se OpenAI humbi 12 miliardë dollarë në tremujorin e fundit.
Me këtë kontratë, Amazon i ka shtuar 140 miliardë dollarë vlerë kompanisë së saj. Gjigantët kryesorë të IA kanë investuar te njëri-tjetri duke krijuar një rrjetë të ngatërruar marrëveshjesh që kanë tërhequr vëmendjen. OpenAI është në qendër të rrjetës. Ndërkaq, rikujtojmë se një përdorues e pyeti ChatGPT se si të jetojë deri në 140 vjeç. ChatGPT tha se njerëzit që jetojnë më gjatë kanë një gjë të përbashkët; lëvizin shpesh, qëndrojnë të lidhur dhe shmangin stresin kronik. Ata jetojnë, pushojnë kur janë të lodhur dhe nuk presin deri në pension për të filluar jetën. Ka më pak të bëjë me atë që hani dhe më shumë me mënyrën se si ndiheni dhe me kë e kaloni kohën.
Rreth 1.2 milion njerëz në javë zhvillojnë biseda me ChatGPT që tregojnë se po planifikojnë të vetëvriten. Shifra vjen nga kompania e saj mëmë OpenAI, e cila zbuloi se 0.15% e përdoruesve dërgojnë mesazhe që përfshijnë tregues të qartë të planifikimit ose qëllimit të mundshëm të vetëvrasjes. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Sam Altman, vlerësoi se ChatGPT tani ka më shumë se 800 milionë përdorues aktivë çdo javë.