Në puntatën e djeshme të emisionit “Goca dhe Gra”, moderatorja Egla Ceno mungoi për shkak të një problemi shëndetësor, që i pamundësoi pjesëmarrjen. Megjithatë, ajo e ndoqi programin nga distanca dhe zhvilloi një bisedë telefonike me kolegët e saj, duke shtuar humorin dhe batutat që karakterizojnë gjithmonë bisedat e saj.
Gjatë bisedës, Ceno ndau një mendim të veçantë për jetën e saj personale, duke thënë se tani që është “pa zë” për shkak të sëmundjes, ajo mendon se ka arritur përsosmërinë si grua. Ajo shtoi se, sipas një shprehjeje të njohur, një grua që nuk flet është gjithmonë më e mirë, dhe duket se kjo i ka dhënë ndjesinë e përmbushjes.
Më tej, moderatorja bëri një batutë të tjera, duke thënë se tani që ka arritur “të bëhet grua për së mbari”, mund të mendojë seriozisht për martesën, duke shtuar se ndoshta është koha të i japë fund një “faze” dhe të bëhet gjithashtu një grua e martuar, duke i “ngelur” kështu mamasë së saj.