Aktualitet

Ekzekutoi 67-vjeçarin në Kurbin, Gjykata e Lezhës cakton “arrest me burg” për autorin! (EMRI)

Gjykata e Lezhës ka lënë pas hekurave 53-vjeçarin Dashnor Tota, i cili akuzohet se ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij Dodë Mamli për çështje pronësie.

Dashnor Tota u arrestua dy ditë më parë për vrasjen e 67-vjeçarit ndërsa ndaj tij u caktua masa “arrest me burg”.

Ndaj 53-vjeçarit rëndojnë akuzat për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Krimi i rëndë ndodhi pasditen e së hënës (24 Shkurt) në fshatin Vilez të Kurbinit.

Arrestimi i 53-vjeçarit Dashnor Tota u bë pas kontrolleve nga shërbimet operacionale të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, në të gjithë territorin e fshatit ku ndodhi ngjarja dhe në zonat përreth.

Në momentin e kapjes nga Policia, autorit i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin për motive pronësie.

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se vrau me armë zjari, një 67-vjeçar, dje, në fshatin Vilëz, si rezultat i kontrolleve intensive nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

Operacioni për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi u zhvillua pa ndërprerë nga shërbimet operacionale të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e fshatit ku ndodhi ngjarja dhe në zonat përreth. Si rezultat, mesditën e sotme, është lokalizuar në fshatin Vilëz, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi: D. T., 53 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Në momentin e kapjes nga Policia, këtij shtetasi i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin D. M., për motive pronësie.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.