Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një person i identifikuar si Dorjan Kasa, i ka vendosur thikën në qafë një efektivi të Policisë Rrugore.
Efektivi i rrugores ka qenë te vizat e bardha pranë qendrës tregtare dhe po orintonte këmbësorët për të kaluar. Në një moment, sipas dëshmisë së tij, një person i ka shkuar nga pas dhe i ka vendosur thikën në qafë.
“Për një moment nuk e kuptoja se kush ishte ky person pasi nuk e njihja. Kur e pash që më vendosi thikën në qafë reagova menjëherë dhe e kapa me të dyja duart”, ka sqaruar efektivi.
Pas kësaj autori Dorjan Kasa u arrestua por në polici nuk jep asnjë deklarim apo të shpjegojë motivet dhe arsyen pse tentoi të godasë me thikë oficerin.