Një makinë luksoze u dogj sot në Elbasan. Në momentin e përfshirjes nga flakët, automjeti ka qenë i parkuar, në lagjen “Çlirimi”. “Audi Q7” në pronësi të shtetasit Agron Balukaj, 46-vjeç, biznesmen në fushën e tregtimit të materialeve elektrike u dogj pjesërisht. Nga hetimet e para, rezulton se zjarrvënia është e qëllimshme. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.