Elon Musk, miliarderi dhe themeluesi i Tesla-s dhe SpaceX, thuhet se ka shfaqur interes për të investuar në klubin e futbollit Liverpool, duke përmendur lidhjet personale me qytetin.
Kjo është konfirmuar nga babai i tij, Errol Musk, gjatë një intervistë në Times Radio, ku ai komentoi thashethemet për mundësinë e blerjes së aksioneve të klubit të njohur të Premier League.
Errol Musk u pyet nëse djali i tij kishte ndërmend të blinte Liverpool FC dhe, megjithëse nuk e konfirmoi, ai theksoi se Elon ka shprehur interesin e tij.
Ai ka thënë që do të donte, por kjo nuk do të thotë se është në proces të blerjes
– u shpreh Errol, duke paralajmëruar se mundësia për një blerje mund të ndikonte në rritjen e çmimit të aksioneve.
Babai i miliarderit gjithashtu ndau një histori më të thellë rreth lidhjes familjare me Liverpul-in. Ai tregoi se gjyshja e Elon Musk kishte lindur në këtë qytet dhe se familja e tij ka pasur miqësi të ngushta me anëtarë të famshëm të grupit Beatles.
Këto lidhje kulturore dhe emocionale duket se kanë luajtur një rol në interesimin e Elon Musk për Liverpoolin.