Tech

Elon Musk njofton zhvillimin e një chatboti me Al!

Elon Musk ka njoftuar se chatboti i tij me Al dhe “konkurrenti” i ChatGPT, Grok 3, është në fazat përfundimtare të zhvillimit dhe do të dalë në treg për rreth një ose dy javë. “Grok 3 ka aftësi shumë të fuqishme arsyetimi, kështu që në testet që kemi bërë deri më tani, Grok 3 është duke tejkaluar çdo pritshmëri”-tha Musk. Bëhet e ditur se manjati miliarder i teknologjisë themeloi xAI si një konkurrent për OpenAI të mbështetur nga Microsoft dhe Google të Alphabet. Musk gjithashtu bashkëthemeloi OpenAI.

Në gusht, ai paditi OpenAl dhe shefin e saj, Sam Altman, duke u përpjekur ta bllokojë përpjekjen e tyre për të kaluar në një entitet fitimprurës. Ndryshe, Musk, i cili u emërua nga presidenti i SHBA-së Donald Trump për të mbikëqyrur të ashtuquajturin Departamentin e Efiçencës së Qeverisë që synon të zvogëlojë në mënyrë dramatike madhësinë e fuqisë punëtore federale, tha se shpenzimet e qeverisë mund të reduktohen me 1 trilion dollarë ose më shumë.

“Ndoshta ekonomia mund të rritet me 4 ose 5% potencialisht, për sa i përket prodhimit të mallrave dhe shërbimeve reale të dobishme, dhe shpenzimet e qeverisë mund të reduktohen me rreth 3 ose 4% të ekonomisë, rreth ndoshta një trilion dollarë ose më shumë, dhe efekti neto i kësaj do të ishte mungesa e inflacionit nga 2025 deri në 2026, kështu që do të ishte mjaft e jashtëzakonshme”-tha Musk.

Musk po udhëheq një konsorcium investitorësh që njoftuan se kishte paraqitur një ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për “të gjitha asetet” e kompanisë së inteligjencës artificiale të OpenAI. Kompania, e cila operon ChatGPT, ka punuar për të ristrukturuar veten larg statusit të tij origjinal jofitimprurës. OpenAI operon gjithashtu një filial fitimprurës dhe oferta e Musk mund të komplikojë planet e kompanisë. Wall Street Journal raportoi fillimisht ofertën e propozuar.

Por Altman postoi reagimin e tij në X menjëherë pas publikimit të lajmit, duke thënë, “jo faleminderit, por ne do të blejmë Twitter për 9.74 miliardë dollarë nëse dëshironi”. Musk bleu Twitter në vitin 2022 për 44 miliardë dollarë dhe e quajti atë X. Musk iu përgjigj atij postimi, duke thënë: “Mashtrues”. Musk ishte një bashkëthemelues i OpenAI, por u largua nga kompania në vitin 2019 dhe filloi kompaninë e tij të AI të quajtur xAI. Gjatë disa viteve të fundit, ai ka pasur disa përplasje me Altman për drejtimin e kompanisë.