Bota

Elon Musk refuzon të bllokojë propagandën ruse

Në një postim në Twitter, Elon Musk bëri me dije se zyrtarë të huaj i kishin kërkuar kompanisë së tij të internetit Starlink që të bllokonte burimet ruse të lajmeve pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

“Ne nuk do ta bëjmë këtë. Më vjen keq që jam mbështetës absolut i fjalës së lirë”, shkruan Musk, pa treguar se qeveria e kujt vendi e bëri këtë kërkesë.

Burimet ruse të lajmeve, si RT, shërbejnë si megafon i presidentit rus Vladimir Putin për të mashtruar audiencën dhe duke u larguar nga çështjet në fjalë.

Të premten, Putin nënshkroi një ligj censurimi duke e bërë të pamundur për organizatat e lajmeve raportimin e saktë të lajmeve nga Rusia.

Çfarë ndodhi?

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.

Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.

Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO – gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial – dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.