I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Elton Tozaj për të folur mbi spektaklin më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë nga nisja e këtij reality show, Eltoni duket se i ka ndarë që tani banorët më të fortë sipas tij…
Gerta do jetë një kopje shumë e shëmtuar e motrës së saj. Absolutisht. Kaq, nuk kam asgjë tjetër për të thënë. Romeo ishte kopje e shëmtuar e të vëllait, Gerta do të jetë kopje e shëmtuar e të motrës. Nuk e di pse marrin përsipër të hyjnë në reality show, kur ke pasur një familjar. Për sa kohë para teje ka qenë Olta, ti do identifikohesh, do personifikohesh si motra. Është shumë e vështirë të dalësh nga petku i Oltës. Jo sepse është motra jote, por sepse ne atë e kemi të freskët. Dhe çfarëdolloj gjëje, çfarëdolloj akronacie, sparkate, flete, të bëjë Gerta, Gerta do mbahet mend si motra e Oltës.