Gjermania pritet të shpenzojë rreth 78 miliardë euro për çështjet e lidhura me emigracionin deri në vitin 2022. Pagesat sociale për emigrantët në Gjermani projektohen të kapin një shifër prej 21 miliardë eurosh deri në vitin 2022, ndërsa 13 miliardë të tjera pritet të shpenzohen për kurset e gjuhës dhe masat e tjera për integrimin e tyre.