Bota

Emmanuel Macron kundër inateve diplomatike

“Diplomacia nuk mund të diktohet nga krizat e inatit”. I këtij mendimi është Presidenti Francez, Emmanuel Macron, lidhur me veprimin e homologut Donald Trump, i cili tërhoqi firmën nga deklarata e përbashkët e samitit të G7-ës, që bën thirrje për një sistem tregtie, të bazuar në rregulla. Presidenti Amerikan akuzoi vendin mikpritës për pandershmëri. Ashtu si BE-ja e Meksika, edhe Kanadaja u godit nga tarifat e Administratës Trump për importet e aluminit e të çelikut. Për këtë arsye, Kryeministri Kanadez, Justin Trudeau, u zotua të nxisë masa hakmarrëse, nga 1 Korriku.