Greqia i dërgon letër Këshillit Europian dhe NATO-s, për t’i njohur Marrëveshjen e arritur për Emrin e Maqedonisë. Athina zotohet të mos pengojë anëtarësimet euro-atlantike të Maqedonisë, si detyrim që rrjedh nga akordi i firmosur më 17 Qershor në pjesën greke të Prespës.