Siç pritej, Presidenti i Maqedonisë refuzoi të dekretojë Marrëveshjen për Emrin, të firmosur më 17 Qershor me Greqinë, në pjesën greke të Prespës. Gjorgje Ivanov zgjodhi të rreshtohet në krah të Opozitës që gjithashtu nuk e mbështet emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Tashmë, dokumenti rikthehet në Parlament për votim.