Kryeministri Zoran Zaev i rikthehet idesë për referendum popullor lidhur me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Madje, shefi i Qeverisë së Shkupit paralajmëroi të dorëhiqet nga posti, në rast dështimi. Por, pavarësisht kësaj deklarate, Zaev shprehet optimist për suksesin e referendumit. Më herët gjatë ditës, Presidenti Gjorgje Ivanov refuzoi dekretimin e marrëveshjes, që tashmë rikthehet në Parlamentin e Maqedonisë.