Bota

Erdogan planifikon të mbajë tubime zgjedhore në Evropë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan planifikon të mbajë tubime zgjedhore në Evropë muajin e ardhshëm. Vitin e kaluar, gjatë fushatës për referendum, Erdogan ishte përplasur me liderët evropianë, pasi partia AKP kishte mbajtur tubime zgjedhore në Evropë, ku jeton diaspora turke. Gjermania, Holanda dhe Austria kishin ndaluar këto tubime.