Bota

Erdogan: SHBA humbi statusin e negociatorit në Lindjen e Mesme!

Turqia reagoi në lidhje me zhvendosjen e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Tel Avivi në Jeruzalem. Presidenti Erdogan thotë se ky vendim i heq Uashingtonit statusin e negociatorit në Lindjen e Mesme. Ndërkaq nga Ankaraja Kryeministri Bekir Bozdag, tha se SHBA ndajnë po aq përgjegjësi sa Izraeli në masakrën e civilëve në kufirin e Gazas.