Sport

Ernest Gjoka jep dorëheqjen nga Vllaznia

Ernest Gjoka nuk është më trajner i Vllaznisë. Një ditë pas humbjes me Partizanin, Gjoka ka zyrtarizuar largimin e tij nga stoli i shkodranëve. Mësohet se për dy javët e mbetura të kampionatit ekipin do ta drejtojë trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja. Dy ndeshjet e mbetura të shkodranëve janë përballjet ndaj Kukësit dhe Skënderbeut.