Botë e Çuditshme Health & Beauty Lifestyle

Është 81-vjeçe dhe punon si instruktore fitnesi, gjyshja bëhet virale në rrjet me videot e saj!

Ajo është 81 vjeçe, ka dy fëmijë dhe një nip, madje është edhe instruktore fitnesi. Erika Rischko ka shprehur se fitnesin e ka zbuluar shumë vonë por synimi i saj është të frymëzojë të moshuarit për të ushtruar. Ajo u shpreh në një emision amerikan me këto fjalë:

Jam shumë e nderuar që të rinjtë frymëzohen nga unë. Nëse mund ta ndryshoj të paktën pak stereotipin se të moshuarit janë të mërzitshëm apo joaktivë, kjo më gëzon shumë.

https://www.instagram.com/p/ChzMlclKqNP/

Erika filloi të praktikonte fitnes vetëm në fund të të 50-ave dhe kjo për shkak se shtëpia ishte bosh sepse fëmijët e saj ishin larguar. Vajza e saj e bindi të fillonte xhirimet për TikTok dhe se në fund gjithçka shkoi mirë, edhe pse ajo nuk shpresonte për një përfundim të tillë.

Përgjigja ishte pozitive, e cila më dukej shumë emocionuese sepse kam qenë shumë e pasigurt gjatë gjithë jetës sime. I ndryshoj vazhdimisht ushtrimet, kështu që marr një intensitet dhe/ose kohëzgjatje të ndryshme. Është e rëndësishme të ndryshohet rutina e ushtrimeve për hir të forcës dhe kursimit të kohës.

https://www.instagram.com/p/ChKeBU2K-9R/

Krahas jetës aktive, Erika thotë se jetëgjatësia e saj lidhet edhe me ushqimet e freskëta që ha, pa llogaritur kaloritë, si dhe pirjen e rrallë të alkoolit. Ajo e ka lënë duhanin 30 vjet më parë.