Celebrities Gossip Showbiz

Është ngacmuar seksualisht që në moshën 6-vjeçare dhe jo vetëm, futbollisti i njohur habit me rrëfimin e tij!

Futbollisti i njohur Dele Alli ka treguar së fundmi se ai u dërgua në rehabilitim për të larguar varësinë nga tabletat e gjumit dhe për t’u përballur me fëmijërinë e tij traumatike. Në një intervistë emocionuese për ‘The Overlap’, sulmuesi i Evertonit ka folur hapur për vështirësitë e tij në vitet e fundit. Në një rrëfim përballë Gary Neville, Alli ka zbuluar se ka kaluar një periudhë në një institucion rehabilitimi si dhe ndau detaje nga fëmijëria e tij traumatike, duke zbuluar gjithashtu se ishte ngacmuar seksualisht në moshën 6-vjeçare nga një mik i nënës së tij.

Fëmijëria ime, është diçka për të cilën nuk kam folur aq shumë, për të qenë i sinqertë. Dua të them, mendoj se ka pasur disa incidente të shëmtuara që më kanë shenjuar. Pra, në moshën 6-vjeçare unë u ngacmova seksualisht nga një mik i mamasë sime, që vinte në shtëpi. Nëna ime ishte e alkolizuar. Në moshën 7-vjeçare fillova të pi duhan, ndërsa 8-vjeç fillova të merrja drogë.

Dele Alli aktualisht nuk ka asnjë marrëdhënie me nënën e tij.