Rajoni

EULEX-i transferon dosjet te institucionet kosovare.

EULEX-i transferon dosjet te institucionet kosovare. Në fushën e Drejtësisë, ato kanë shumë kompetenca, por jo për çështje të ndjeshme që lidhen me krimet e luftës apo korrupsionin në nivele të larta. Nga fillimi i korrikut, detyrë e misionit europian do të jetë të mbrojë dëshmitarët në proceset e Gjykatës Speciale, e ngarkuar me gjykimin e çështjeve të krimeve të luftës.