Bota

EULEX përfundon mandatin në Kosovë

Pas dhjetë vjetësh misioni i BE-së për polici dhe drejtësi EULEX përfundon mandatin aktual për të vazhduar me një mandat tjetër, por vetëm me rol këshillues për sistemin e drejtësisë në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se “gjatë këtyre viteve në Kosovë, sukseset e EULEX-it dhe të Kosovës janë të përbashkëta dhe në funksion të ndërtimit të besimit të qytetarëve për institucionet e Kosovës”.