Cristiano Ronaldo do të paguajë 30 milionë euro gjobë për evazion fiskal duke shmangur kështu kërkesën për denimin me 2 vjet burg. Ylli portugez duket se ka arritur një akord me agjencinë e kontrollit të pasurisë dhe prokurorisë për të ndërprerë procedimin fiskal. Përfaqësuesit ligjorë të Ronaldos pritet që ta mbyllin çështjen përpara finaleve të Botërorit.