Sport

F1, sot gara për Çmimin e Madh të Spanjës

Lewis Hamilton do të niset i pari në garën e sotme për Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1. Piloti britanik i Mercedes-it fitoi provat zyrtare duke shënuar Pole Position-in e tij të dytë për 2018-ën dhe të 74-in në karrierë. I dyti u rendit piloti tjetër i Mercedes-it Valteri Bottas, ndërsa Sebastian Vettel me Ferrari u detyrua të kënaqej me vendin e tretë, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Kimi Raikkonen. Gara për Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1, nis në orën 15:00.