Aktualitet

Fakulteti i Shkencave të Natyrës, pedagogut i hiqet grada shkencore

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Këshilli i Profesorëve miratoi me shumicë votash anulimin e gradës shkencore “Doktor” për pedagogun e këtij fakulteti, Gledjan Caka. Mbledhja e gjatë u organizua me kërkesë të Mynyr Konit, i cili mban përgjegjësi si Rektor i Universitetit të Tiranës për një gradë shkencore të fituar mbi plagjiaturë. Gjithashtu, ai është udhëheqës i doktoraturës së Gledjan Cakës.